Në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, një bisedë e fundit mes banorëve ka rikthyer në qendër të vëmendjes largimin e Edit nga loja.
Ludo e ka pyetur Arditin nëse do ta kthente Edin brenda shtëpisë po të kishte mundësinë. Përgjigja e Arditit ka qenë e menjëhershme dhe e drejtpërdrejtë.
“Po, me pasë mundësi e kisha kthy. Pasha nanën në varr, se unë nuk iu idhnova. Asnjë fjalë nuk i thashë”, — u shpreh ai.
Ndërkohë, Toney e ka pyetur Arditin se përse nuk është ngritur në këmbë për t’ia thënë Edit të mos largohej, nëse me të vërtetë e ka dëshiruar rikthimin e tij.
Kjo pyetje ka hapur hapësirë për debat rreth sjelljes së Arditit në momentin vendimtar dhe nëse ai ka bërë mjaftueshëm për ta mbajtur mikun e tij në lojë.

Leave a Reply