2
Një telefonatë e papritur ka trazuar sonte shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Klodi ka marrë një mesazh emocional nga e dashura e tij që ndodhet jashtë shtëpisë.
Ajo, e cila është italiane dhe vjen nga një familje e njohur në Itali, i ka shprehur Klodit mbështetje të plotë, duke i dhënë njëkohësisht edhe një këshillë të sinqertë. Në fjalët e saj, ajo theksoi se beson plotësisht tek ai, por e këshilloi të ketë kujdes me sjelljet ndaj vajzave në shtëpi, pasi ato mund të keqkuptohen nga publiku.
“Unë besoj tek ti, por bëj kujdes me sjelljet, sepse mund të keqkuptohesh. Ti duhet të tregosh kush je, je një person i shkëlqyer. Unë të njoh dhe nuk kam asnjë dyshim në ty. Të pres me krahë hapur”, ishin fjalët e saj që prekën jo vetëm Klodin, por edhe banorët e tjerë.

Leave a Reply