Van Dajk dhe Slot e përkëdhelin: Salah? Urojmë të qëndrojë


Virgil Van Dajk shprehu opti mizmin e tij për qëndrimin e Momo Salah te Liverpuli, duke theksuar se ylli egjiptian është një nga liderët në dhomën e zhveshjes së Reds.

salah

”Ne të gjithë shpresojmë që Salah të kthehet dhe të jetë i rëndësishëm për ne për pjesën tjetër të sezonit. Nga ana tjetër, ne të gjithë e dimë se si funksionon futbolli dhe nuk kemi ide se çfarë do të ndodhë. Shpresoj që ai të qëndrojë sepse është një nga liderët tanë, është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, tha në një deklaratë qendërmbrojtësi holandez. Salah bëri një paraqitje të shkëlqyer në fitoren 2-0 ndaj Brajton, ndeshje që e nisi nga stoli dhe dha një asist vendimtar.

Slot e riktheu menjëherë në skuadër pas mungesës me Interin në Champions dhe Salah tregoi vlerën e tij, pak para se të nisej për në kombëtare. “Për mua nuk ka asnjë problem për t’u zgjidhur. Ai tani trajtohet si çdo lojtar tjetër. Flasim me lojtarët si kur janë të lumtur, ashtu edhe kur janë të pakënaqur. Nuk ka asgjë për të cilën të diskutojmë pas asaj që ndodhi kundër Leeds-it”, u shpreh Slot. Holandezi theksoi se arsyeja pse Salah nuk ishte në Milano ishte intervista e tij, duke shtuar:

“Pyetja është gjithmonë dhe secili ka një mendim të ndryshëm, nëse një lojtar duhet të qëndrojë në stol një herë, dy herë, katër herë… çdo trajner merr vendime të ndryshme. Ai nuk luajti kundër Interit dhe unë bisedova me të të premten. Nuk them asgjë për ato që flasim, por veprimet flasin më shumë se fjalët. Ai luajti ashtu siç do çdo tifoz, përfshi edhe unë. Luajti me energji dhe vendosmëri”, përfundoi Slot.

DREJT GALLATAS? – Gjithsesi, egjiptiani flitet se mund të transferohet te Galatasaray në muajin janar. Raportohet se skuadra turke ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit, duke i prezantuar një ofertë. Skuadra e madhe turke i ka ofruar 15 milionë euro në vit pagë vjetore. Liverpooli nuk do të lejojë largimin për shumë nën 50 milionë euro. Gallatasaraj thuhet se nuk e ka problem të paguajë këtë shumë dhe se po diskutohet vetëm paga me lojtarin.

PANORAMASPORT.AL







Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *