Hajrulla Tola ka zyrtarizuar largimin nga Tirana. Mesfushori e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Më lejoni që nëpërmjet këtij story t’ju njoftoj që unë nuk do jem më pjesë e Tiranës. Shpresoj që rrugët tona të lidhen përsëri në të ardhmen. Faleminderit KF Tirona. Faleminderit tifozave Fanatics. Me respekt Tola”, shkruhet në “InstaStory”.
Tirana është në prag të revolucionit. Kjo pasi në përfundim të 16 javëve numëron vetëm 8 pikë. Veç Ian Solerit zyrtarisht, quhet i larguar edhe Tsone Patstasia. Gjeorgjiani ka arritur marrëveshjen me klubin dhe konsiderohet larg bardhebluve. Marrëveshja pritet të mbyllet edhe me lojtarët e tjerë Alfred Mensah, Abel Abah, Mahamadu Dembele, Viktor Fernandez, Georges Valerianos, ndërsa të larguar janë edhe Leon Kozi, Aldi Gjumsi, dhe Ziad.
PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply