VIDEO/ Triumfi me 4 gola në kampionatin anglez, mbrojtësi që u aktivizua nga Silvinjo në shtator bën protagonistin me… asist


Mbrojtësi shqiptar, Maldin Kacurri, ishte protagonist mbrëmjen e sotme me fanellën e skuadrës së Morekambes, në triumfin 0-4 të arritur në transfertë ndaj Boston Junajtid, teksa asistoi për golin e parë të shënuar nga Cain në minutën e 15-të. Ky ishte asisti i parë për 20-vjeçarin me fanellën e skuadrës që militon në ligën e katërt angleze.

KACURRI

Vlen të theksohet fakti se Kacurri, në muajin shtator, u aktivizua nga trajneri Silvinjo, 90 minuta në duelin ndaj Gjibraltar, që përfundoi me rezultatin 0-1 për kuqezinjtë.

Për sa i përket mbrojtësit shqiptar, ai është huazuar nga Arsenali, deri në fund të vitit te skuadra e Morekambes.

PANORAMASPORT.AL








Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *