Rast për studim, skuadra shqiptare kryeson kampionatin në Malin e Zi me golavarazh negativ


Klubi i Deçiçit në Malin e Zi, e ka nisur përsëri këtë sezon me dëshirën për t’u bërë protagonist në luftën për trofe. Ekipi i qytetit të Tuzit, ka fituar një kampionat në vitin 2024 dhe në edicionin e kaluar triumfoi në Kupën e Malit të Zi, teksa tashmë dëshiron të vazhdojë rrugën e sukseseve.

decic

Deri pas javës së 11-të, thuajse gjithçka po shkon sipas planit, pasi Deçiçi po kryeson i vetëm renditjen e kampionatit. Por ky kryesim është shumë i pazakontë, pasi për çudinë e të gjithëve, Deçiçi ka një golavarazh negativ.

Në bilancin prej 6 fitoresh, 2 barazimesh e 3 humbjesh, Deçici ka siguruar 20 pikë me 15 gola të shënuar e 16 të pësuar. Kjo, për shkak se 5 fitore kanë qenë me diferencën e 1 goli, ndërsa ndaj Sutjeskës fitoi 3-1. Ndërkohë, humbjet kanë qenë dy të tilla me shifrat 2-0 ndaj Bokejl dhe Buduçnost, si dhe një disfatë 4-0 përballë Jezero.

Megjithatë, edhe ky golavarazh negativ nuk ka prishur planet e Deçiçit, që ka 2 pikë avantazh ndaj Petrovac të vendit të dytë dhe 3 të tilla ndaj Sutjeskës.

dfgdfgdfgdffdgfdg

PANORAMASPORT.AL







Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *