Kukësi rigjen kapitenin Dragoshi, por mungon braziliani Xhekson ndaj lushnjarëve


Kukësi i sezonit të ri pritet të ketë një fytyrë ndryshe nga skuadra e edicionit të shkuar, ku mbijetesa u sigurua vetëm në limite, pas fitores 1-0 ndaj Orikut në “play out”. Merkatoja e verës solli ndryshime të mëdha në organikën e klubit verilindor, duke filluar nga ardhja e trajnerit Sedat Pajaziti, deri te afrimet në çdo repart. 

KUKESI, DRAGOSHI DUARTROKET

Përforcimet përbëjnë një ndërthurje mes elementëve të rinj e premtues dhe lojtarëve me përvojë, mes tyre rikthimi i mbrojtësit Eni Imami, i cili ka fituar trofe me Kukësin në elitën e futbollit shqiptar. Skuadra e Pajazitit e nisi mbarë sezonin, duke mundur 2-1 Apoloninë në shtëpi me golat e kapitenit Redon Dragoshi dhe sulmuesit të ri Oniks Grezda. Megjithatë, në javën e dytë erdhi zhgënjimi: humbje 2-0 në transfertë ndaj Burrelit, ndonëse Kukësi luajti me superioritet numerik që nga mesi i pjesës së parë. Në atë sfidë u ndje edhe mungesa e liderit të ekipit, kapitenit Dragoshi, i cili ishte i lënduar.

Ndërprerja e kampionatit i ka shërbyer verilindorëve, pasi Dragoshi është riaftësuar dhe do të rikthehet për ndeshjen e javës së tretë, ku të premten Kukësi pret Lushnjën. Rikthimi te fitorja është prioritet për skuadrën kuksiane, që do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve në shtëpi. Gjithsesi, Kukësi nuk do të jetë plotësisht i kompletuar. Mbrojtësi brazilian Xhekson Ferreira nuk është i gatshëm, pasi ka pësuar një lëndim në kokë gjatë stërvitjes dhe stafi teknik nuk do të rrezikojë aktivizimin e tij. Ai mungoi edhe në testin e fundit miqësor me Dinamon.

PANORAMASPORT.AL








Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *