Zhegrova po i kryen vizitat mjekësore para nënshkrimit të kontratës me Juventusin


Edon Zhegrova ka zbarkuar në mëngjesin e sotëm në Torino, ku do ta nisë një epokë të re të karrierës.

Ylli kosovar u prit ngrohtësisht nga tifozët e Juventusit, ndërsa nuk përtoi të shpërndante autografe.

Më pas, futbollisti i derisotëm i Lillet e mori rrugën drejt qendrës mjekësore “J Medical”, ku është duke i kryer vizitat mjekësore me Bardhezinjtë, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo shihet edhe në këtë foto të shpërndarë nga Juventusi.

E pasi t’i kompletojë vizitat mjekësore, përfaqësuesi kosovar, i cili do të mungojë në ndeshjet e shtatorit, do ta nënshkruajë kontratën afatgjate me “Bianconeri”, ndërsa pritet të paguhet rreth 2,5 milionë euro në vit.

Ndonëse kishte mundësi të transferohej edhe në Olympique Marseille, “Messi i Kosovës” e zgjodhi Juventusin, për ta bërë kështu një hap të madh në karrierë. /Gazeta Express

Source link



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *