Gjykata ka lënë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” vajzën e këngëtares Eli Fara, Marina Fara.
Marina u kap ditën e djeshme me 2.4 gramë lëndë narkotike kokainë në automjet.
Në njoftimin e policisë thuhet se shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë së Vorës i gjetën vajzës së këngëtares një sasi kokaine.
Vajza e këngëtares, në momentin e ndalimit, ka qenë e vetme në makinë.
Kokaina në mjetin e Marina Farës u kap gjatë një kontrolli rutinë policor. Në polici, ajo ka deklaruar se drogën e kishte për përdorim vetjak.
Leave a Reply