1
Këngëtarja Dua Lipa ka falënderuar të gjithë adhuruesit e saj për urimet në ditëlindjen e saj të 30-të, të cilën e festoi dje.
Në një postim emocionues ajo ka shprehur se dekada e fundit e jetës së saj ka qenë e mbushur me magji të pastër. Lipa mbylli dje kapitullin e të 20-ve, duke hyrë në një epokë të re.
Kosovarja theksoi se të njëzetat e saj nuk ishin pa sfida dhe momente të vështira, por ishin gjithashtu të mbushura me dashuri, gëzim dhe mësime të paçmuara.
“Jam thellësisht mirënjohëse për çdo hap të udhëtimit dhe gjithçka që ka kontribuar në këtë arritje. Jam pafundësisht mirënjohëse për familjen time, veçanërisht për prindërit e mi, ju jeni zemra e gjithçkaje. Falë jush, unë, Rina dhe Gjini kemi ndjerë gjithmonë se bota ishte në duar tona dhe çdo ëndërr ishte e mundshme”, u shpreh Dua.
Leave a Reply