19:12 | 23 Gusht 2025
Q L
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se këtë të shtunë është takuar me Papa Leon XIV në Vatikan.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se për të kjo është një ditë e paharrueshme.
“Sot, së bashku me bashkëshorten time Mirjanën, patëm privilegjin e madh të takonim Shenjtërinë e Tij, Papa Leo XIV, në një audiencë private. Kjo ishte një përvojë e thellë shpirtërore dhe frymëzuese”.
“Energjia e tij e qetë dhe urtësia që ndau me ne e bënë këtë takim vërtet të veçantë. Ndihemi të bekuar dhe thellësisht mirënjohës për këtë mundësi të jashtëzakonshme dhe për bekimet e tij”, ka shkruar Quni në Facebook.
Në fotografitë e shpërndara në profilin e tij shihet se gjatë takimit ai Papës ia dhuroi një dhuratë që mbante fotografin e presidentit historik Ibrahim Rugova.
#Anton #Quni #takon #Papa #Leon #XIV #Një #përvojë #thellë #shpirtërore #dhe #frymëzuese, #Anton #Quni #takon #Papa #Leon #XIV #Një #përvojë #thellë #shpirtërore #dhe #frymëzuese
Leave a Reply