Boksi i Maqedonisë është në zi, për humbjen e njërit prej boksierëve të rinj më premtues.
Aksidenti tragjik me makinë i mori jetën 19-vjeçarit Edi Nasufi, një talent i madh që kishte bërë paraqitje tashmë për ekipin e Maqedonisë në disa kategori të të rriturve.
Nasufi, i cili vjen nga fshati Veleshtë i Strugës, ishte pjesë e klubit të boksit Sindi dhe konsiderohej e ardhmja e boksit të Maqedonisë së Veriut. (Open-TV)
The post Tragjedi: Ndërroi jetë boksieri i ri strugan, Edi Nasufi! appeared first on Open-Tv.
Leave a Reply