Rodrigo i Realit të Madridit, Siti ka një plan për brazilianin


Mançester Siti raportohet se ka rikthyer interesimin për sulmuesin e Real Madridit, Rodrigo Goes. Sulmuesi brazilian ka qenë më herët në ‘radarin’ e ish-kampionëve të Anglisë, ndërsa babai i tij kishte vizituar kampin stërvitor të Sitit në fund të sezonit të kaluar, teksa lojtari po shqyrtonte të ardhmen e tij në “Santiago Bernabéu”.

rodrigo

Trajneri Pep Guardiola thuhet se është një admirues i madh i anësorit brazilian dhe ka dhënë disponibilitetin e tij, për ta afruar në Mançester.

MË PARË, SHITJE – Aq më tepër kur pritet që Savinjo pritet te transferohet këë jave te Totenhem. Kështu, nëse Siti pranon shitjen e Savinjos në skuadrën e “Spurs”, atëherë Guardiola do të bëjë një lëvizje të fuqishme për Rodrigo, duke tentuar ta sjellë brazilianin në Premier Ligë përpara se të mbyllet merkato e kësaj vere. Ndërkohë, me largimin e 22-vjeçarit Xhejms Mekati, i cili iu bashkua Notingemit për 30 milionë euro, ka gjasa që në “Etihad” të vijë ende një emër i madh…

AFATI PËR LOJTARIN – Sipas të përditshmes spanjolle “Defensa Central”, Guardiola i ka bërë të qartë përfaqësuesve të Rodrygo-s se ata kanë shtatë deri në tetë ditë kohë për të vendosur nëse duan transferimin te Siti. Nëse 24-vjeçari nuk merr një vendim brenda këtij afati, atëherë ish-kampionët e Anglisë do të tërhiqen.

Në lidhje me të ardhmen e Rodrigos, trajneri madrilen Alonso u shpreh për GOAL.com: “Përherë ka shumë zëra gjatë verës. Ai ka qenë duke u stërvitur dhe duke luajtur mirë. Unë po llogaris te të gjithë lojtarët dhe dua që ata të jenë të përkushtuar 100% për ekipin. Ky është prioriteti im”.

ÇFARË THA PEP? – Të paktën publikisht, trajneri i Sitit konfirmoi se për pjesën tjetër të merkatos dëshiron të fokusohet tek largimet, pasi preferon të punojë me një skuadër më të vogël. “Janë shumë lojtarë. Më pëlqen të kem një skuadër të zgjeruar, për të konkurruar në të gjithë kompeticionet, por nuk dua të lë lojtarë jashtë.

Nuk të jep mundësinë të krijosh atmosferë positive, për të konkurruar. Secili duhet të ndiejë se ka mundësi të luajë dhe të ndihmojë. Por situata është kjo që është. Në dy javët e ardhshme duhet gjetur një zgjidhje…”, u mjaftua të thotë tekniku spanjoll, i cili gjithsesi pret një sinjal nga Madridi për Rodrigon.

KLAJDI BAJO-PANORAMASPORT.AL







Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *