Për herë të parë që nga viti 2015, Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka prezantuar logon e re zyrtare të Eurovisionit, e cila do të përdoret duke filluar nga edicioni i vitit 2026 dhe në të gjitha edicionet e ardhshme.
Në dizajnin e ri, zemra – simboli më i njohur i festivalit – mbetet në qendër, por logoja është modernizuar me një font të ri të quajtur “Singing Sans”, ndërsa shkronja “E” nuk është më e madhe, siç ishte në versionin e mëparshëm
Logoja është përdorur për herë të parë në vizualet e këtij viti, me rastin e 70-vjetorit të Eurovisionit.
Mirëpo ky ndryshim nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit e spektaklit. “Nuk kam parë logo më të dështuar se kjo”, shkruan dikush, ndërsa një tjetër shton: “Edhe unë do e kisha bërë më bukur me “Paint”.
Krijimi i saj është realizuar nga EBU në bashkëpunim me studion britanike të brendimit PALS, e cila ka punuar edhe në identitetin vizual të Eurovision 2023 në Liverpool.
Eurosong ka qenë gjithmonë një evolucion muzikor, kulturor dhe krijues. Ky rifreskim është një nderim për 70 vitet e jashtëzakonshme dhe një hap drejt së ardhmes.
Leave a Reply