Pajaziti nuk ka asnjë qelizë frike në turpin e tij


Gonzalo Garsia, trajneri i Hajduk Split, beson se ekipi i tij duhet të jetë i kujdesshëm ndaj Dinamos në ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Ligës së Konferencës, siç e shprehu sot para mediave në konferencën zyrtare.

gonzalo garsia

“Ne vijmë këtu me avantazhin e fitores së ndeshjes së parë, por do të jetë një ndeshje e vështirë. Luajmë ndaj një kundërshtari të mirë, nëse nuk luajmë ashtu siç dimë, do të jetë shumë e vështirë. Shpresojmë të nisim ndeshjen me intensitet të lartë. Mendoj se ishim mirë në ndeshjen e parë, jo në disa momente, por krijuam mjaftueshëm raste e duhej të fitonim me diferencë më të thellë. Disa gjëra mund t’i bëjmë më mirë.

Asgjë nuk është e lehtë në Europë. Ata kanë një vit me këtë trajner dhe e dinë çfarë duan, ndërsa ne jemi në fillimin e një procesi. Pësuam gol nga një goditje këndi ndaj Zira, pësuam gol me gabimin tonë ndaj Dinamos, por e përmbysëm në të dy rastet. Është e rëndësishme të luajmë ashtu siç dimë ne. Ne kemi luajtur ndeshje çdo tre ditë, ata kanë luajtur më pak.

Penalltitë? Askush nuk i do, pasi kjo do të thotë se do të luajmë një ndeshje shumë të gjatë. Pajaziti mund ta gjuajë një penallti nëse dëshiron, mendoj se nuk ka asnjë qelize frike në trupin e tij”, tha trajneri i Hajdukut para mediave.

PANORAMASPORT.AL



Source link





Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *