Departamenti i Garave në FSHF njofton të gjitha klubet dhe ekipet e interesuara se kanë nisur regjistrimet për edicionin e ri të Kategorisë së Tretë, për sezonin futbollistik 2025-2026.
Regjistrimet janë hapur dhe do të mbyllen më 8 shtator 2025. Pas kësaj date, asnjë kërkesë për pjesëmarrje nuk do të merret në konsideratë.
Të gjitha klubet dhe ekipet që duan të marrin pjesë duhet të dërgojnë një shkresë zyrtare në email-in: [email protected] .
Kampionati i Kategorisë së Tretë do të nisë më 19 tetor.
PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply