Danja Koka flet hapur për xhelozinë: “Ka pasur situata interesante…”


Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Danja Koka, në një intervistë për “Pushime on Top”, ndër tjerash ka folur edhe për jetën personale.

Ajo pranoi se është xheloze dhe mori shembull disa raste që i kanë ndodhur, për të elaboruar më mirë këtë pjesë.

“Unë them nuk jam xheloze. Por e kam kapur veten një dy herë duke kontrolluar. E di që nuk është mirë, por ne gocat ndonjëherë e kërkojmë shejtanin aty ku nuk është”, tha biondja.

E pyetur nga moderatorja Lei Kraja, bukuroshja pohoi se ka përdorur edhe llogari false në rrjetet sociale.

“E kam hapur vetëm tre muaj dikur para tre vjetësh. Kisha një profil fals. Pastaj i thashë vetes ‘o gocë për çfarë të duhet’. E lashë pastaj, e hoqa. Do të thuash ti a më duhet ndonjëherë për të parë… u them shoqeve të mia”, theksoi mes tjerash.

E njëjta këtë vit mori vëmendje të madhe me paraqitjen në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.

Ajo ka folur edhe brenda për lidhjen që ka me një djalë nga Shqipëria të quajtur, Redi.





Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *