Sunny Hill Festival edhe pak ditë, në Prishtinë mbi 95% e apartamenteve janë rezervuar


Vetëm pak ditë na ndajnë nga Sunny Hill Festival 2025, që do të mbahet më 1, 2 dhe 3 gusht dhe atmosfera tashmë ka filluar të ndihet në Prishtinë.

Akomodimi është bërë një sfidë më vete, mbi 95 për qind e apartamenteve janë të zëna në Booking.com, ndërsa edhe në Airbnb, opsionet po zhduken përditë.

Të apasionuarit pas muzikës dhe fansat e festivalit kanë vërshuar platformat e rezervimeve për të siguruar vendin e tyre në këtë ngjarje që pritet të sjellë emra të mëdhenj të skenës ndërkombëtare dhe shqiptare. (Telegrafi)



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *