Nëse vdes me idenë tënde, je budalla!


 

Zhoze Murinjo dha një intervistë për Canal 11 nga kampi i tij stërvitor i Fenerbahçes në Portugali, në të cilën ofroi një reflektim të thellë dhe kritik mbi evolucionin e futbollit gjatë 25 viteve të fundit. Ish-trajneri i Real Madridit, Portos, Çelsit, Interit dhe Romës deklaroi hapur se “sot, më i miri nuk është më ai që fiton, por ai që di më mirë të ndërtojë imazhin e tij”.murinjo“Të jesh trajner është bërë më e vështirë. Përgatitja është e ndryshme, loja ka ndryshuar, media luan një rol qendror. Sot ke nevojë për marrëdhënie të mira me publikun: futbolli lulëzon nga perceptimet, jo nga rezultatet”, shpjegoi “Special One”, i cili në moshën 62 vjeçare mbetet po aq i motivuar sa ishte në fillim të karrierës së tij.

Nuk munguan kritikat ndaj Pep Guardiolës: “Ka trajnerë që thonë ‘Vdiqa me idenë time’. Por nëse vdes me idenë tënde, je budalla. Duhet të përshtatesh me lojtarët që ke.”

Murinjo kujtoi se si Guardiola e shkëmbeu Xhoe Hart me Bravo dhe më pas me Ederson, vetëm për t’i qëndruar besnik stilit të tij. Vetë portugezi shprehu dyshime për Premier Ligën e sotme: “Në vitin 2004, mbërritëm vetëm unë dhe Benitez, të dy kampionë evropianë. Tani vijnë trajnerë të panjohur që nuk kanë fituar asgjë. Ata preferojnë ata që dinë të shesin veten, jo ata që dinë të fitojnë.”

Pavarësisht një viti të parë pa titull në Turqi, portugezi nuk e ka humbur shpirtin: “Nuk kam fituar, por dua të vazhdoj. Kam ende shumë për të dhënë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”



Source link





Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *