Megan Kerrigan, gruaja e ish-drejtorit ekzekutiv të kompanisë Astronomer, Andy Byron, është tërhequr nga vëmendja publike dhe po qëndron në rezidencën e çiftit në Maine pas shpërthimit të skandalit të bujshëm në rrjet.
Videoja virale që tregonte bashkëshortin e saj duke u afruar ngushtë me shefen e burimeve njerëzore të kompanisë, Kristin Cabot, gjatë një koncerti të Coldplay, u përhap me shpejtësi dhe ngjalli reagime të ashpra.
Burime për DailyMail thonë se Megan është rrethuar nga familja e saj, përfshirë motrën e madhe, në shtëpinë e tyre luksoze me vlerë 2.4 milionë dollarë (2.18 milionë euro) në Kennebunk, ndërsa zhvillohen bisedime për të ardhmen e martesës së saj me Byron.
Rezidenca ndodhet më shumë se 160 km larg shtëpisë së tyre kryesore në Massachusetts.
Megjithëse nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike, Megan ka dhënë shenja të qarta distancimi: ajo ka hequr mbiemrin e bashkëshortit nga rrjetet sociale, duke u rikthyer në mbiemrin e vajzërisë, Kerrigan, dhe ka mbyllur pjesërisht aksesin në profilet e saj.
Veprimet e saj janë interpretuar si një reagim i heshtur por i vendosur ndaj situatës.
Ndërkohë, Andy Byron ka dhënë dorëheqjen nga Astronomer, ndërsa kompania ka nisur një hetim të brendshëm për ngjarjen.
CEO i ri i përkohshëm, Pete DeJoy, ka deklaruar publikisht se pavarësisht rrethanave, kompania do të mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj.
Leave a Reply