U dëmtua në miqësoren kundër Pogradecit, kapiteni i Elbasanit nuk udhëton me ekipin në Greqi


Kapiteni i Elbasanit, Bruno Lulaj, u detyrua të lërë fushën që në minutën e pestë të ndeshjes për shkak të një dëmtimi pas një kontakti në zonën e tij.

lulaj

Momenti solli shqetësim te stafi dhe tifozët, por sipas të dhënave paraprake, nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz. Mbrojtësi pritet të rikuperohet shpejt dhe do t’i bashkohet skuadrës në fazën përgatitore që Elbasani do të zhvillojë në Greqi, me nisjen që bëhet sot.

Për këtë ndeshje, trajneri vendosi të mos aktivizojë as Arsen Lleshin dhe Xhonatan Lajthinë, të cilët qëndruan në tribunë për shkak të disa problemeve fizike. Asnjë nga dy rastet nuk është shqetësues dhe të dy lojtarët pritet të jenë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”








Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *