Coinbase prezantoi një aplikacion të ri mobil, Base, i cili përfaqëson një ribrandim dhe ekspansion të aplikacionit Coinbase Wallet.
I prezantuar si “aplikacioni” i çdo gjëja për ekonominë on-chain, Base synon të shkojë përtej transaksioneve të thjeshta, duke ju dhënë përdoruesve mjetet e nevojshme për krijimin, fitimin, komunikimin, luajtjen e lojërave dhe ndërveprimin me AI, të gjitha në një platformë.
Përtej veçorive sociale, financiare dhe të dëfrimit, aplikacioni Base integrohet me monetizimin e fokusuar tek krijuesit duke lejuar që çdo postim, tekst apo imazh ose video, të bëhet një aset on-chain.
Komunikimi me enkriptim fundor është një tjetër veçori unike e aplikacionit. Përdoruesit mund të dërgojnë kripto ose të ekzekutojnë shitblerje brenda një bisede në grup, shpeshherë asituar nga agjentët AI.
Gjatë prezantimit CEO i Coinbase Brian Armstrong e pozicionoi lançimin si pjesë të misionin gjithëpërfshirës të kompanisë. Ai e përshkroi aplikacionin Base si një alternativë e shërbimeve tradicionale financiare. /PCWorld Albanian
Leave a Reply