Në vazhdën e intervistës së gjatë në podkastin e Alketa Vejsiut, Ledri Vula nuk i shpëtoi pyetjeve as për jetën e tij private.
Pasi foli për raportin me Xhensila Myrtezajn, ai ndaloi dhe te marrëdhënia me ish-partneren e tij, Sara Hoxhën.
I pyetur nga Alketa se cili ishte kujtimi më i bukur nga lidhja me Sarën, Ledri u përgjigj pa hezitim: “Lindja e Poit.”
Me këtë përgjigje, ai la të kuptohej qartë se momenti më i rëndësishëm i asaj marrëdhënieje ka qenë ardhja në jetë e vajzës së tyre, Poem Blu.
Ledri shtoi më tej se ruan një marrëdhënie të mirë me Saren dhe se ajo është një nënë shumë e përkushtuar. Ai theksoi se për të është e rëndësishme që Sara të jetë mirë, sepse kështu është mirë edhe vajza e tyre.
“Sara më duket shumë e lumtur me djalin (Erik Fullanin). Për mua është me rëndësi që ajo të jetë e lumtur. Nëse ajo është e lumtur, edhe goca është e lumtur.”
Ndër të tjera, Ledri bëri me dije edhe arsyen që çoi në ndarjen mes tyre. Sipas tij, distanca mes Tiranës dhe Prishtinës e bëri raportin gjithnjë e më të vështirë, derisa ndarja u bë e pashmangshme:
“Distanca e bëri ndarjen më të lehtë.”
Me këto deklarata, Ledri jo vetëm ndau një pjesë personale të jetës së tij përballë publikut, por edhe tregoi një respekt të vazhdueshëm për Saren, duke e përshkruar si një prani të rëndësishme dhe pozitive në jetën e tij dhe të vajzës së tyre.
Leave a Reply