Theo Hernandez nënshkruan me Al Hilal


Theo Hernandez tashmë është zyrtarisht lojtar i klubit arab Al Hilal.

Transferimi i mbrojtësit francez nga AC Milan është konfirmuar nga të dy klubet, duke i dhënë fund një aventure të suksesshme gjashtëvjeçare të francezit në Milano.

Klubi kuqezi e zyrtarizoi lamtumirën përmes një njoftim në faqen e tyre zyrtare.

“AC Milan njofton transferimin e përhershëm të lojtarit Theo Bernard François Hernández te Al-Hilal SC. Klubi e falënderon Theon për gjashtë vitet e kaluara së bashku dhe i uron atij çdo sukses në karrierën e tij personale dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e Milanit.

Ndërkohë, edhe Al Hilal përmes një njoftimi, konfirmoi zyrtarizimin e Hernandez.

“Theo Hernandez, Hilali”, thuhet në njoftimin e shkurtër të klubit arab.

Marrëveshja mes palëve kap vlerën e afërsisht 25 milionë eurove, me Theo Hernandez që i bashkohet listës së gjatë të yjeve evropiane që kanë zgjedhur kampionatin arab në vitet e fundit.

I ardhur në Milano në korrik të vitit 2019, Theo ka qenë një nga liderët e skuadrës në fushë dhe jashtë saj. Gjatë periudhës së tij me kuqezinjtë, ai regjistroi 262 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 34 gola dhe dhënë 45 asiste, shifra të jashtëzakonshme për një mbrojtës i majtë.

6 gola në sezonin 2019-20

7 gola në 2020-21

5 gola në 2021-22 (sezoni i Scudetto-s)

4 gola në 2022-23

5 gola në 2023-24

4 gola në sezonin 2024-25

Largimi i Theo Hernandez shënon fundin e një epoke të rëndësishme për Milanin. Ai ishte jo vetëm një pikë kyçe në sistemin taktik të ekipit, por edhe një figurë shumë e dashur për tifozët, të cilët do ta kujtojnë për shpërthimet e tij në krah, golat spektakolarë dhe pasionin me të cilin mbrojti ngjyrat kuqezi.



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *