Presidentja Osmani: Kosova kurrë në historinë e saj nuk e ka sulmuar asnjë vend


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një ligjeratë në Universitetin “John Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë fjalimit të saj Osmani deklaroi se kurrë në histori të vetën Kosova nuk e ka sulmuar asnjë vend.

“Ne vetëm e kemi mbrojtur vetën. Për shekuj ne kemi kaluar nëpër shumë sakrifica”, deklaroi ajo para profesorit të njohur Edward Joseph.

E para e vendit theksoi se në vitet në vazhdim Kosova planifikon ta dyfishojë buxhetin për mbrojtjen.

“Ne planifikojmë që ta bëjmë këtë para vitit 2035. Kjo sepse është nevojë strategjike e vendit për të ofruar stabilitet dhe siguri në rajon”, deklaroi Osmani.

Tutje ajo përmendi edhe potencialet e shumta të zhvillimit, duke theksuar se rinia e Kosovës ka përgatitje të mëdha, në veçanti në sektorin e teknologjisë informative.

“Po ashtu shto faktin se ne e kemi popullsinë një ndër më të renë jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Evropë”, tha ndër të tjera shefja e shtetit Vjosa Osmani

Source link



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *