Gmail lançon një veçori për menaxhimin e abonimeve


Google njoftoi ditën e Marte se po lançonte një veçori të re të Gmail që është dizajnuar për të ndihmuar përdoruesit të menaxhojnë me lehtësi abonimet dhe pastrojnë postën e tyre elektronike.

Mjeti i ri quajtur “Manage Subscriptions” po lançohet në aplikacionet në ueb, Android dhe iOS në disa vende të botës.

Falë kësaj veçorie përdoruesit mund të shohin dhe menaxhojnë e-mail-et që vinë nga abonime dhe me shpejtësi të ç’abonohen prej tyre nëse nuk dëshirojnë ti pranojnë më.

Përdoruesit mund të shohin abonimet aktive të organizuara sipas dërguesve më të shpeshtë së bashku me një numër e-mail-esh që kanë dërguar javët e fundit.

Duke klikuar emrin e dërguesit mund të shikoni të gjitha e-mail-et e dërguara prej tij. Nëse një përdorues vendos të ç’abonohet, Gmail do të dërgojë një kërkesë “unsubscribe” tek dërguesit në emër të marrësit.

Përdoruesit mund të aksesojnë veçorinë duke klikuar shiritin e navigimit në cepin e djathtë lart të postës së tyre elektronike në Gmail dhe më pas të klikojnë “Manage Subscriptions.” /PCWorld Albanian

Source link





Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *