“Nuk duroja dot pyetjet” – Delinda Disha rrëfen periudhën e errët, humbjen e binjakëve


Aktorja Delinda Disha ka ndarë për herë të parë rrëfimin e plotë për një nga periudhat më të errëta në jetën e saj personale, kur humbi binjakët gjatë shtatzënisë.

E ftuar në një intervistë, ajo foli për dhimbjen e humbjes, pritjet, dhe mënyrën se si ka përballuar këtë sfidë me forcë dhe përkushtim si nënë.

Delinda, tashmë nënë e dy djemve – Dasantinit dhe Kostandinit – tregoi se ishte në pritje të dy fëmijëve të tjerë, një djalë dhe një vajzë, por shtatzënia përfundoi tragjikisht në muajin e katërt.

“Ishte shumë e bukur… lajmin unë e bëra publik nga gëzimi i madh që kisha. Kur mendon për një fëmijë dhe merr vesh që do bëhesh me dy, aq më tepër binjakë… ishte e jashtëzakonshme. Por fatkeqësisht, gjërat nuk shkuan siç i kishim ëndërruar.”

Aktorja kujton se zbulimi i parë për diçka që nuk shkonte erdhi gjatë një kontrolli rutinë. “Mjekja më tha se njërit nga binjakët nuk i rrihte më zemra. Dhe më pas, u përqendruam te shpëtimi i tjetrit. Por nuk vonoi shumë dhe humbi jetën edhe ai.”

Ajo tregon se vendosi të fshinte postimet në rrjete sociale vetëm për shkak të pyetjeve të shumta dhe të rënda që i bëheshin në atë kohë. “Nuk duroja dot pyetjet. Ishin të tepërta dhe të dhimbshme. Por kujtimi i tyre do të më shoqërojë gjithnjë.”

Në fund, Delinda e përmbyll rrëfimin e saj me një reflektim të thellë mbi forcën që gjen në mëmësinë dhe dashurinë për familjen: “Ndoshta duhet të ndodhte kjo që të kuptosh që ti je e fortë. Ti do ia dalësh.”

Source link



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *