VIDEO/ Moment historik! Barazim me vlerë 1 milionë dollarë, modestët e Okland Sitit shtangin Boka Zhuniorsin me një shqiptar titullar


24 qershori i vitit 2025 tashmë do të jetë një ditë historike për skuadrën modeste të Okland Sitit, teksa arriti të siguronte një barazim me shifrat 1 me 1 ndaj Boka Zhuniors në Botërorin e Klubeve. Një rezultat ky që ka vlerën e 1 milionë dollarësh, që për një klub gjysëm profesionisesh si Okland Siti nga Zelanda e Re, është një shifër tepër e lartë. 

bandicam 2025-06-24 23-54-10-146

Edhe pse zelandezët e mbyllën Grupin C në vendin e fundit me 1 gol të shënuar dhe 17 të pësuar, ky barazim i arritur ndaj Boka Zhuniors, u përjetua si një festë e jashtëzakonshme.  

Titullar në këtë duel ishte edhe mbrojtësi me origjinë shqiptare, Regont Murati, i cili qëndroi në fushë 54 minuta, duke bërë një paraqitje të kënaqshme, teksa regjistroi edhe 1 gjuajtje në portë.  

Golin historik për skuadrën e Okland Sitit e shënoi mbrojtësi Grej në minutën e 52-të. Një gol që tashmë do të mbahet mend gjatë.  

ndeshja

Vlen të theksohet fakti se ndeshja u ndërpre për shumë minuta, për shkak të kushteve atmosferike, për të rifilluar sërish, ku modestët e Okland Sitit, mbrojtën mjaft mirë këtë rezultat. 

MOMENTI KUR GJYQTARI SINJALIZOI FUNDIN E NDESHJES: VIDEO   

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”



Source link





Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *