Sezoni i pestë i “Big Brother VIP Albania” është i konfirmuar dhe pritet të nisë përpara muajit nëntor, duke shënuar rikthimin e një prej formateve më të ndjekura në ekranet shqiptare.
Ndërsa përgatitjet pritet të nisin në prapaskenë me hyrjen e sezonit të ri televiziv në shtator, është zbuluar emri i parë që do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në vend.
Bëhet fjalë për influenceren Hilda Kërtalli, e njohur në rrjet për ngjashmërinë e saj të “frikshme” me yllin botëror të muzikës, Dua Lipa.
Kërtalli është aktive në platforma si TikTok dhe YouTube, ku ndjekësit e saj janë të shumtë dhe e njohin për videot e saj humoristike apo komentet mbi ngjarje të aktualitetit.
Lajmi është konfirmuar nga Edi Manushi gjatë një telefonate në emisionin “TAR” me Ronaldo Sharkën, duke e bërë Hildën emrin e parë të publikuar zyrtarisht për këtë sezon të “BBVIP”.
Leave a Reply