A mund të bëjë Inter pa Hakan Çalhanoglu? Kjo është pyetja më e rëndësishme që shtrohet sot në Milano. Nëse po, cili mund të jetë pasuesi i tij, duhet të shohin brenda shtëpisë për të gjetur një zgjidhje apo duhet të shohin në treg për opsione të rinj. Të gjitha këto pyetje të dërgojnë fillimisht te Kristjan Asllani. A mundet mesfushori kuqezi të marrë vendin e Çalhanoglu?
Kjo pikëpyetje pritet të marrë një konfirmim të fortë mes ditës së sotme dhe të enjtes, në ndeshjen kundër River Plate. Sipas mediave italiane, ky pritet të jetë një test i fortë për Asllanin, pasi trajneri Kivu pritet t’i besojë sërish një fanellë titullari. Sipas të gjithë gjasave, Inter po punon, po bën planet pa Çalhangolunë në skuadër, herët apo vonë, turku do të largohet pasi dukshëm dashuria mes palëve ka përfunduar pas një sezoni shumë zhgënjyes.
Jo vetëm Asllani, Inter investoi këtë verë duke afruar në skuadër edhe Susiç, dy lojtarë që mund të plotësojnë boshllëkun e lënë nga lojtari turk. Kujtojmë që deri tani, në dy ndeshjet e zhvilluara në Botërorin e Klubeve, Asllani e ka nisur titullar me zikaltrit. Ai është bërë protagonist në ndeshjen e parë, teksa nisi një aksion me skemë, nga ku Interi shënoi gol. Kohët e fundit në skenë për mesfushorin kanë dalë ekipe si Fiorentina apo dhe jashtë Italisë, megjithatë gjithçka do vendoset pas Botërorit të Klubeve.
PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply