Justin Bieber: Njerëzit po më thonë të shërohem, do ta bëja po të mundesha (FOTO)


Këngëtari i njohur kanadez, Justin Bieber, është rikthyer në vëmendje pas një incidenti të fundit me paparacët në Malibu, Kaliforni.

Pas përplasjes verbale me ta, ai ka ndarë një mesazh prekës në Instagram, ku ka folur hapur për betejat që po përjeton me veten.

Në një rrëfim emocional, Bieber shkroi: “Njerëzit më thonë gjithmonë të shërohem. A nuk mendoni se do ta kisha bërë tashmë nëse do të mundesha? E di që jam i thyer. E di që kam probleme me zemërimin. Gjatë gjithë jetës sime kam provuar të përmirësohem, të jem si njerëzit që më thonë çfarë duhet të jem. Por kjo më lodh gjithnjë e më shumë dhe më bën më të keq”, u shpreh ai në fillim të postimit.

Bieber pranoi gjithashtu se e vetmja gjë që e mban të qëndrueshëm është besimi i tij.

“Sa më shumë përpiqem të rritem, aq më shumë përqendrohem te vetja. Jezusi është e vetmja qenie që më frymëzon të jetoj për të tjerët, sepse sinqerisht, jam i lodhur së menduari gjithmonë vetëm për veten time”, shtoi ai.

Ky reagim vjen vetëm disa ditë pas një incidenti të tensionuar në Soho House Malibu, ku këngëtari u konfrontua ashpër me paparacët që e ndiqnin dhe e fotografonin teksa largohej nga ambienti.
Ai iu drejtua me ton të lartë, duke u kërkuar të largohen dhe theksoi se ishin në pronë private.

“Askush prej jush nuk mund të bëjë çfarë të dojë me mua. Mos iu afroni njerëzve që nuk i njihni, qoftë edhe nëse janë të famshëm apo jo”, u kishte thënë.

Edhe pse sigurimi i tij u kërkoi paparacëve të largoheshin nga makina e artistit, ata vazhduan të filmonin momentet e tensionit.

Ky incident dhe postimi emocional kanë shtuar më tej shqetësimet e fansave, të cilët muajt e fundit kanë vënë re ndryshime në sjelljen e Bieber-it.

Ai është parë shpesh në publik duke vepruar në mënyrë të çuditshme dhe ka publikuar postime të pazakonta në rrjetet sociale, duke ngritur dyshime për gjendjen e tij emocionale dhe mendore.

Justin Bieber, i cili është një nga artistët më të suksesshëm të dekadës së fundit, duket se po kalon një periudhë të vështirë, dhe fansat e tij anembanë botës po i qëndrojnë pranë me mbështetje dhe dashuri.



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *