Pas një pune intensive dhe të koordinuar mes strukturave shtetërore dhe lokale, është arritur të vihet nën kontroll zjarri që kishte përfshirë malin e Krastës në Elbasan.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse dhe të Forcave të Armatosura, përhapja e flakëve është ndaluar dhe aktualisht po punohet për izolimin e plotë dhe shuarjen përfundimtare të vatrave të mbetura.
Në operacionin e ndërhyrjes morën pjesë 12 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një mjet zjarrfikës nga Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale Mengël, Elbasan.
Po ashtu, në terren janë angazhuar edhe strukturat e mbrojtjes civile dhe autoritetet vendore, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Ndërhyrja vijon me kujdes të shtuar për shkak të kushteve të motit, veçanërisht erërave që mund të favorizojnë riaktivizimin e flakëve. Terreni po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme për të parandaluar çdo rrezik të ri.
Strukturat e mbrojtjes civile mbeten në gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë e komunitetit dhe mbrojtjen e pasurive natyrore në zonë.
Leave a Reply