Real Madridi po synon të bëjë një lëvizje për Ibrahima Konaten pasi të skadojë kontrata e tij me Liverpoolin, teksa tashmë në të njëjtën mënyrë e kanë transferuar Trent Alexander-Arnold.
‘Los Blancos’ kanë filluar punën për të nënshkruar me Konaten vitin e ardhshëm, sipas një raportimi nga Marca.
Ata tashmë kanë siguruar shërbimet e Alexander-Arnold si lojtar të lirë dhe duan të sigurojnë një marrëveshje të ngjashme për francezin, kontrata e të cilit në ‘Anfield’ skadon vitin tjetër.
Interesimi i Madridit për Konaten tashmë është bërë publik, me raportimet që dolën në skenë muajin e kaluar.
Marca pretendon se zyrtarët e Liverpoolit kanë frikë për një skenar të ngjashëm si ai i Alexander-Arnold, i cili e la kontratën e tij të skadojë për t’u transferuar në Spanjë falas.
Bisedimet mes Liverpoolit dhe Konates sa i përket rinovimit të kontratës janë duke u zhvilluar, por një marrëveshje nuk është arritur ende.
Madridi tashmë ka ndërmarrë disa hapa për të adresuar problemet e tyre në fazën defanzive, me Dean Huijsen që iu bashkua atyre së fundmi nga Bournemouth.
Me lojtarë si Antonio Rudiger, Eder Militao dhe David Alaba që kanë qenë jashtë aksionit shpeshherë për shkak të lëndimeve gjatë viteve të fundit, presidenti Florentino Perez po kërkon të nënshkruajë me lojtarë të rinj në moshë./
Leave a Reply