Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ditën e nesërme të 17 qershorit, do të nis zyrtarisht procesi i rinumërimit të 2,323 qendrave të votimit në orën 9:00.
Rinumërimi do të përfshijë edhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit, sipas vendimit të dhënë nga KAS.
Ky proces do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit ‘Farie Hoti” në kryqytet, ku tashmë janë ngritur 24 tavolina numërimi e cila do të jetë e ndarë në 24 grupe pune.
Bëhet me dije se rinumërimi do të përfshijë katër qarqe: Tiranën, Fierin, Durrësin dhe Elbasanin.
Gjithashtu, të drejtën për të pasur vëzhgues gjatë procesit të nesërm do ta kenë subjektet politike të renditur mëposhtë:
- Për qarkun e Elbasanit, do të ketë vëzhgues për koalicionin PD-ASHM dhe për PS.
- Për qarkun e Fierit, do ketë vëzhgues për koalicionin PD-ASHM, PS dhe Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet.
- Rinumërimi për qarkun e Durrësit, do ketë vëzhgues nga koalicionin opozitar PD-ASHM, PS dhe partia ‘Mundësia’.
- Ndërsa në Tiranë do të ketë vëzhgues nga PD-ASHM, PS dhe partia “Mundësia”.
Leave a Reply