Kompania YouTube ndëshkon Gjestin, e kap duke blerë klikime dhe i fshin këngët: “Qëndroni të sigurtë” (FOTO)


Këngëtari i njohur shqiptar Besart Kelmendi, i njohur në publik me emrin artistik Gjesti, është përballur me një ndëshkim të papritur nga kompania YouTube, pasi disa prej këngëve të tij janë fshirë nga platforma, përfshirë edhe hitin “Idiote”.

Lajmi ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ndërsa ish-banori i Big Brother VIP Albania, Vserlo, ka hedhur dritë mbi arsyet e mundshme të këtij veprimi.

Në një reagim të drejtpërdrejtë në Instagram, ai akuzon Gjestin për blerje të klikimeve, një praktikë e ndaluar rreptësisht nga politikat e YouTube.

“YouTube detekton shikimet e blera dhe bllokon videot! Është e thjeshtë situata, nuk duhet as detektiv privat dhe as lajm”, – shkruan Vserlo në një postim, duke theksuar se sistemi i platformës është i aftë të dallojë trafikun artificial nga ai organik.

Ai vijon ironikisht me një paralajmërim:

“Mos blini më views se po ju pa Beyoncé që po ja kaloni, do iu a vërë syrin”.

Vserlo në instagram

Deri tani, Gjesti nuk ka dhënë një koment publik lidhur me këtë zhvillim, ndërsa në rrjet vazhdojnë debatet për fenomenin e blerjes së klikimeve, i cili prej vitesh është bërë objekt hetimesh në disa platforma muzikore dhe sociale.

YouTube ka politika të qarta kundër manipulimit të metrikave, dhe parashikon heqje të përmbajtjes, pezullim të kanaleve apo ndalim përfitimesh financiare, në rastet e shkeljeve të tilla.

Rasti i Gjestit pritet të jetë një paralajmërim për artistët që përdorin metoda jo të ndershme për të rritur popullaritetin.



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *