Huawei lançon serinë e re të smartfonëve Pura 80 ndërsa në shënjestër ka rikthimin


Gjiganti Kinez i teknologjisë Huawei lançoi seritë e fundit të smartfonëve Pura 80 ditën e Mërkure ndërsa gjiganti i teknologjisë po përpiqet të çmimentojë rikthimin e tij në tregun e smartfonëve premium në Kinë pas vitesh sanksione Amerikane.

Flagshipi më i fundit i Huawei demonstron përpjekjet e vazhdueshme të gjigantit Kinez për të rifituar statusin si prodhuesi më i madh në vend pavarësisht sanksioneve Amerikane.Flagshipi më i fundit i Huawei demonstron përpjekjet e vazhdueshme të gjigantit Kinez për të rifituar statusin si prodhuesi më i madh në vend pavarësisht sanksioneve Amerikane.

Çdo telefon i ri i lançuar prej tyre ka shërbyer si barometër i aftësisë së kompanisë për të prodhuar një produkt i cili është përballur me sanksione të forta. Rikthimi i Huawei ka shtuar presionin mbi Apple që ka parë pjesën e saj të tregut në Kinë të reduktohet.

Huawei prezantoi seritë Pura 80 përmes një evenimenti live. Janë katër modele: Pura 80, Pura 80 Pro, Pura 80 Pro+ dhe Pura 80 Ultra. Çmimi fillon prej 905 dollarësh për seritë Pro që dalin në shitje më 14 Qershor.

Kamerat e tij përdorin teknologjinë XMAGE dhe karakerizohen nga sensorë me kënd të gjerë dhe telefoto fuqizuar nga inteligjenca artificiale.

Lançimet e telefonave Huawei gjenerojnë interes të madh, pasi shumë i shohin si një sfidë ndaj sanksioneve të SHBA-së. Në platformën kineze të mikroblogimit Weibo, tre nga dhjetë temat më të përfolura të së mërkurës kishin lidhje me Pura 80.

Reagimet e përdoruesve ishin të përziera: shumë e lavdëronin kamerën dhe dizajnin elegant, ndërsa të tjerë ankoheshin se çmimet ishin shumë të larta dhe nuk ia vlenin. /PCWorld Albanian

Source link





Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *