Evenimenti i shumëpritur WWDC i Apple ka mbërritur dhe së bashku me të zhvillimet më të mëdha operacionale të kompanisë ndërsa konfirmoi kur përdoruesit mund të testojnë versionet beta.
Kompania lançoi ridizajnimin e parë madhor që prej iOS 7 duke e quajtur përditësimi më i madh i dizajnit lançuar ndonjëherë. Pamja e re uniforme shtrihet tek të gjitha pajisjet dhe quhet “liquid glass.” Është një dizajn transparent që përfshin mini-aplikacionet, ikonat e madje edhe një pamje e gjitha transparente.
Apple ka konfirmuar spekulimet edhe të ndryshimit të emrave të sistemeve operative. Prandaj në vend të iOS 19 këtë Vjeshtë, do të jetë iOS 26. E njëjta vlen edhe për sistemet operative të tjera si iPadOS 26, macOS 26 etj.
Por kur do të mund ti shkarkoni këto platforma për ti provuar vetë ndryshimet? Versionet beta të iOS, iPadOS, macOS, watchOS, visionOS dhe tvOS janë të disponueshme prej ditës së sotme përmes programit të zhvilluesve Apple Developer Program ndërsa lançohen në betan publike muajin e ardhshëm.
/PCWorld Albanian
Leave a Reply