Akuzohet për pengim të drejtësisë/ Gjykata e Tiranës veçon çështjen ndaj Ahmed Kalasë, dyshohet se refuzoi të dorëzojë pamjet filmike


Ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca për çështjen penale ku përfshihen imam Ahmed Kalaja dhe disa persona të tjerë, të hetuar për shpërndarje materialesh që nxisin urrejtje ndërfetare në vitin 2022.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi të ndajë çështjen ndaj Kalasë, i cili akuzohet për “pengim të zbardhjes së së vërtetës”, pasi dyshohet se ka refuzuar të dorëzojë pamje filmike që konsiderohen të rëndësishme për hetimin. Për këtë arsye, ndaj tij është hapur një proces i veçantë dhe i pavarur.

Ndërkohë, dosja për personat e tjerë të përfshirë në hetim është kaluar për gjykim. Ahmed Kalaja nuk ishte i pranishëm në seancë, por përfaqësohej nga avokati i tij, Roland Islami.

 

Source link



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *