Lidhja mes dy ish-konkurrentëve të Ferma VIP 2, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, ka marrë fund.
Edhe pse gjatë qëndrimit në format u afruan shumë me njëri-tjetrin, duke krijuar një marrëdhënie të ngushtë që përfshiu edhe intimitet fizik, realiteti jashtë duket se nuk i përmbushi pritshmëritë.
Konfirmimi erdhi nga vetë Alba përmes një postimi në rrjete sociale. Në një mesazh të drejtpërdrejtë, ajo njoftoi ndarjen nga Limi, duke theksuar se pas një periudhe reflektimi të dy kanë vendosur të ndjekin rrugë të ndryshme.
“Nuk është gjithmonë e lehtë të ndash diçka kaq personale, por ndjej që është momenti i duhur për ta thënë qartë: Unë dhe ai pas një periudhe reflektimi kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndara. Ndajmë kujtime, jo më plane. Ju falënderoj për mirëkuptimin dhe për hapësirën. Jeta vazhdon,” – shkruan Alba.
Leave a Reply