FOTO/ “Moj Shqipëri nanë loke, ty t’qofsha fal!” Pendohet Mirlind Daku, çfarë e shtyu sulmuesin të ndryshojë postimin?


Mirlind Daku është rikthye në Kombëtare dhe do të jetë i gatshëm për Sylvinhon në 2 ndeshjet e këtij muaji. Sulmuesi ishte mungesa e madhe e Kombëtare në duelet e nëntorit, teksa tashmë rikthehet për të dhënë kontributin e tij në sfidat më delikate të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.

Daku ka bërë një postim mjaft të veçantë në rrjetet e tij sociale. Në një foto ku duket gjatë një seance stërvitore ka shkruar se është shumë i lumtur për rikthimin.

“Moj Shqipëri nanë loke, ty t’qofsha fal!” është fjalia e përzgjedhur gjithashtu nga sulmuesi, për të treguar edhe një herë dashurinë e tij për ngjyrat kuqezi, përpara duelit me Serbinë. Një postim që çuditërisht u ndryshua nga sulmuesi, i cili shkrimin e zëvendësoi vetëm me flamurin shqiptar. Nuk dihet se çfarë e shtyu lojtarin ta fshinte, por postimi mori menjëherë shumë reagime.

Kujtojmë se dueli me Serbinë do të luhet ditën e shtunë në “Arenën Kombëtare” në orën 20:45.

FOTO/ “Moj Shqipëri nanë loke, ty t’qofsha fal!”
FOTO/ “Moj Shqipëri nanë loke, ty t’qofsha fal!”

Source link



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *