Lojtarët kandidatë për formacionin anti-Serbi mungojnë në stërvitjen e parë, Silvinjo i ka në dispozicion vetëm nga e marta


Kombëtarja shqiptare e ka nisur stërvitjen e së hënës me mungesa të rëndësishme për shkak të udhëtimeve të futbollistëve që janë aktivizuar me skuadrat përkatëse në fundjavë. Silvinjo kishte në dispozicion të tij pjesën më të madhe të grupit, por i mungonin lojtarë të cilët janë kandidatë për një vend në formacion apo alternativa të rëndësishme.

kombetarja silvinjo

Për shkak të udhëtimeve, në stërvitjen e të hënës ku ka nisur menjëherë puna taktike e skuadrës për të përgatitur ndeshjen ndaj Serbisë, mungonin katër futbollistë. Myrto Uzuni, Jasir Sani, Ernest Muçi dhe Arlind Ajeti nuk ishin të pranishëm në seancën që zhvilloi ekipi në fushën e “Shtëpisë së Futbollit”.

SHIH VIDEON

Uzuni në fakt mbërriti në kohë për stërvitjen, por për shkak të udhëtimit të gjatë nga SHBA, seanca e tij e parë stërvitore ishte e rikuperimit fizik në palestër. Kurse tre të tjerët, mbërrijnë vetëm gjatë natës së të hënës në vendin tonë,

Kësisoj, të katër këta lojtarë që janë kandidatë potencial për formacionin titullar, do të nisin punën nën urdhrat e Silvinjos vetëm gjatë ditës së martë, ku do të nisë të konsolidohet me shumë ideja e rreshtimit taktik të kuqezinjve.

KRISTI SEJATLLARI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *