Kurti: Sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës


Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, tha se sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Më 1 qershor 1998, në kuadër të ofensivës së gjerë ushtarake në zonën e Dukagjinit, forcat serbe ndërmorën një operacion të dhunshëm që përfshiu rrethimin, bombardimin dhe shkatërrimin e fshatrave Pobërgjë, Hulaj, Batushë dhe fshatrave përreth. Siç dëshmojnë raportet e Human Rights Watch dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ky sulm përfshiu përdorimin e armëve të rënda ndaj zonave civile, dëbimin masiv të popullsisë shqiptare, vrasje dhe zhdukje të civilëve të pafajshëm dhe shkatërrim sistematik të pronës private. Në përvjetorin e 27-të të sulmit në fshatrat e komunës së Deçanit, përkujtojmë 19 martirët e vrarë nga forcat ushtarake dhe policore serbe. Në këtë ditë përkujtimore, nderojmë viktimat e këtij krimi, si dhe të gjitha viktimat e tjera të agresionit e gjenocidit shtetëror serb gjatë luftës në Kosovë. Sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi i të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Kurti në  Facebook’.

Source link



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *