Dështimi i Interit në finalen e Ligës së Kampioneve do të lërë pasoja të futbollistët zikaltër. Kjo shihet edhe nga reagimet e para pas ndeshjes, duke filluar me një nga ekspertët e zikaltërve, Françesko Açerbi.
Ky i fundit ishte grumbulluar nga trajneri i përfaqësues italiane, Luçiano Spaleti, për ndeshjen ndaj Norvegjisë për kualifikueset e Botërorit, por sot në mëngjes ai ka vendosur që të mos i përgjigjet kësaj ftese.
“Açerbi nuk iu përgjigj ftesës”, tregoi vetë Spaleti sot para gazetarëve. “Probleme fizike? Jo, ka rimenduar për atë që ka ndodhur rreth tij. Unë e kisha ftuar për atë që kishte treguar në këtë periudhë. Por duhet të llogaritim edhe reagimet e këtyre ditëve. Për momentin nuk kemi ndër mend ta zëvendësojmë. Por pastaj do të duhet të thellohemi mbi gjithçka me qetësi.
A është një refuzim polemizues? Mua më intereson të shkojmë të luajmë, është e qartë se me një lojtar si Açerbi kisha folur më parë, pastaj erdhën mesazhet e telefonatat, por unë nuk dua të mendoj asgjë përveçse për atë që më duhet të bëj. Ai sot në mëngjes me çoi një mesazh që nuk do të marrë pjesë. Unë iu përgjigja dhe pastaj fola në telefon dhe do ecim përpara. Ka shumë lojtarë që e meritojnë ftesën”, tha Spaleti për situatën e krijuar me mbrojtësin e Interit.
PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply