Kourtney Kardashian ka thyer heshtjen pas përhapjes së një lajmi shqetësues që përfshin djalin e saj adoleshent, Mason Disick, të cilin ajo e ka me ish-partnerin Scott Disick.
Në një postim në Instagram, ylli i “The Kardashians” reagoi e revoltuar ndaj thashethemeve që sugjeronin se Mason, 15 vjeç, kishte bërë një fëmijë në fshehtësi.
Madje, raportimet spekulonin edhe mbi emrin e foshnjës, duke thënë se quhej Piper — një detaj që vetëm sa e shtoi zemërimin e Kourtney-t.
Kourtney tha qartë se zakonisht nuk merret me thashetheme apo teori konspirative, por kësaj here ndjeu nevojën të fliste, pasi bëhej fjalë për fëmijën e saj.
“Zakonisht nuk merrem me thashetheme për veten ose të afërmit e mi. Por kjo është ndryshe. Kjo është për djalin tim, dhe mendoj se është shumë e gabuar t’i lësh njerëzit të mendojnë qoftë edhe për një sekondë që kjo është e vërtetë. Nuk është!” – shkroi ajo në Instagram Story.
Ajo shtoi se është shumë mbrojtëse ndaj fëmijëve të saj, dhe përhapja e një lajmi të tillë e ka lënduar thellë.
Leave a Reply