Triumfi i skuadrës shqiptare të Deçiçit të Tuzit, i ka shkuar përshtat edhe Partizanit, për sa i përket ndarjes së vazove në Ligën e Konferencës.
“Demat” e Skënder Gegës, e nisin nga turi i parë, teksa në datën 17 qershor do të mësojnë edhe kundërshtarin më të cilin do të përballen në këtë fazë. Në këtë fazë Partizani është pjesë e në vazon e favoritëve. Pozitiv është fakti, se pas kulifikimit të Deçiçit në Europë, të kuqtë e Partizanit, kanë kaluar në vazon e favoritëve edhe në raundin e dytë.
Pra në rast kualifikimi për në raundin e dytë, shanset janë të mëdha që Partizani të “peshkojë” një skuadër të lehtë në letër, duke i rritur ndjeshëm shanset, për një avancim në raundin e tretë të Ligës së Konferencës. Gjithsesi fokusi i skuadrës shqiptare padyshim do të jetë turi i parë.
Ndërkohë ndryshe nga Partizani, Vllaznia në rast kualifikimi në raundin e dytë, do të renditet në vazon e jo favoritëve.
Gjithashtu vlen të theksohet fakti se në vazon e favoritëve është edhe Ballkani, që e nis aventurën nga turi i dytë, ndërkohë që Prishtina njësoj si Vllaznia bën pjesë në vazon e jo favoritëve.
PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply