Partizani është pjesëmarrësi më i rregullt i Ligës së Konferencës në vendin tonë që kur ky kompeticion është themeluar. Të kuqtë kanë marrë pjesë katër herë radhazi, teksa ndeshjet e këtij viti do të jenë paraqitja numër 5.
Në tre nga katër pjesëmarrjet e mëparshme ekipi i kuq ka arritur të kalojë ture, diçka shumë vështirë e arritshme në Champions dhe Europa League, kompeticioni i dytë për nga rëndësia. Para dy vitesh Partizani ishte më afër se kurrë arritjes në grupe.
Të kuqtë e nisnin aventurën europiane në Champions League pas fitimit të titullit, ku eliminoheshin në raundin e parë nga BATE Borisov dhe më pas kalonin në turin e dytë të Ligës së Konferencës, ku eliminonin Atletik Eskaldes nga Andorra dhe letonezët e Valmierës, për t’u ndalur më pas në “playff” nga kazakët e Astanës në dy ndeshje shumë të luftuara, por të mbyllura me bilanc negativ.
PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply