FOTO/ U dëmtua rëndë dhe i mungoi Besës në “play off”, mbrojtësi korçar tregon ndërhyrjen “horror”


Erlis Frashëri ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Besës në sezonin 2024-2025. Fundi i sezonit rezultoi i rëndë për mbrojtësin korçar, i cili në ndeshjen me Apoloninë pësoi një dëmtim në gju, lëndim i cili bëri që të humbasë ndeshjet fazës “play off”.

ERLIS FRASHERI

Nga fundi i prillit, Frashëri operoi patelin e gjurit në spitalin e Durrësit, ku edhe u transportua me autoambulancë pas dëmtimit që mori në fushën e stadiumit “Niko Dovana”. Operacioni kalo me sukses dhe tani Frashëri sapo ka mbyllur fazën e parë të rikuperimit. Me heqjen e allçisë nga këmba, Erlis Frashëri ka zbuluar edhe shkallën e ndërhyrjes së kryer në gju, ku duket qartë që dëmtimi ka qenë “horror”. Duket qartë shenja e madhe e lënë pas ndërhyrjes në gju.

frasheri 2

Për momentin, mbrojtësi ndodhet në Korçë pranë familjes së tij, ku ka nisur edhe fazën riaftësuese, Për momentin, Frashëri është nën përkujdesjen e fizioterapistit të njohur korçar, Jorgo Pantazi. Gjasat janë që nga shtatori të jetë gati.

frasheri1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”







Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *