Antimafia italiane do të trajnojë oficerët e policisë shqiptare për të luftuar veprimtarinë kriminale në fushën e kriptomonedhave.
Kjo u bë me dije gjatë takimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda me Drejtorin e Hetimit Antimafia të Italisë, Gjeneral Lejtnant Mikele Karbone.
Sipas këtij të fundit, ngritja dhe funksionimi i 14 skuadrave të përbashkëta hetimore, operacionet e suksesshme të përbashkëta, janë dëshmi konkrete e këtij angazhimi.
Karbone dhe Proda u dakordësuan që ky bashkëpunim model duhet të thellohet dhe të zgjerohet më tej në të gjitha fushat me interes të përbashkët, kryesisht në shtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore. /SCAN
Leave a Reply