Gazetarët e “Klan Kosova” bullizojnë Egli Takon, shpërthejnë komentet (Video)


Në një puntatë të fundit të një programi televiziv në Klan Kosova, u zhvillua një debat rreth dinamikave në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, me fokus të veçantë tek çifti Gjesti dhe Egli.

Megjithatë, ajo që fillimisht u paraqit si një diskutim televiziv rreth realitetit të këtij formati, u kthye në një situatë kontroverse që ka shkaktuar reagime të shumta dhe të ashpra nga publiku.

Gjatë emisionit, anëtarët e panelit dhe madje moderatorët, u dëgjuan duke bërë komente ironike dhe duke qeshur në mënyrë të hapur lidhur me pamjen fizike të Eglit, veçanërisht duke iu referuar këmbëve dhe krahëve të saj të palestruara.

Ky moment, i konsideruar si i papërshtatshëm dhe ofendues nga shumë shikues, u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, duke shkaktuar një valë kritikash ndaj emisionit dhe televizionit që e transmeton.

Përdoruesit e rrjeteve sociale i kanë dënuar me forcë komentet, duke i cilësuar si bullizuese, fyese dhe të papranueshme, sidomos duke marrë parasysh se vijnë nga një platformë publike me ndikim të gjerë.

Source link





Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *