Zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit, regjistrohen 14 kallëzime penale në disa qytete të vendit


Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar se deri më datë 28 prill 2025, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, janë regjistruar gjithsej 14 kallëzime penale në Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Kallëzimet lidhen me veprat penale si:

“Pengimi i subjekteve zgjedhore” (neni 325),

-“Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor” (neni 326/a),

-“Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” (neni 328/a) 

-“Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” (neni 328) të Kodit Penal.

Janë regjistruar 5 raste në qytetin e Fierit, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër, 1 rast në Durrës dhe 1 rast në Elbasan.

Burimet e kallëzimeve kanë qenë policia gjyqësore në 7 raste, SPAK në 3 raste, subjektet politike në 2 raste, një kallëzim është bërë nga një qytetar dhe një tjetër është regjistruar kryesisht nga prokuroria.

Nga këto kallëzime, janë regjistruar 7 procedime penale: pesë në Prokurorinë e Fierit dhe dy në Prokurorinë e Gjirokastrës. Dy çështje janë transferuar për kompetencë në SPAK: një kallëzim nga Durrësi dhe një procedim penal nga Fieri.

Prokuroria thekson se të gjitha kallëzimet janë në fazë verifikimi dhe do të ndiqen konform ligjit për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.



Source link

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *